Top News/ Lufta në Lindjen e Mesme, bombardime në disa zona, viktima në Izrael e Liban
31/10/2024 22:47

Të paktën 16 persona u vranë si pasojë e luftimeve që u zhvilluan në disa fronte në Lindjen e Mesme këtë të enjte. Pese prej viktimave u shënuan në Izraelin verior. Ata u goditën nga një raketë që u hodh nga ana e Hezbollah. Sipas autoriteteve, viktimat ishin një fermer dhe katër punonjës të huaj. Ndërkohë nga ana tjetër, Libani konfirmoi tetë të vrarë në jug ë vendit. Luftimet vazhduan dhe në Bregun Perëndimor, ku zyrtarët palestinezë thanë se u vranë 3 njerëz. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se sulmoi depot e armëve të grupit militant Hezbollah dhe bazat e tij në Siri. Sipas ushtrisë izraelite, në këto baza siriane, përgjatë kufirit Siri-Liban, grupi Hezbollah ka filluar të mbledhë armët para se t’i dërgojë ato kontrabandë në Liban. Nga ana tejtër ushtria lajmëroi të gjithë banorët e qytetit Baalbek që të largoheshin ndërsa goditi një sërë objektesh të grupit militant. Por teksa luftimet vijuan ndërmjetësit amerikanë dhe ata izraelitë u takuan në Izrael për të diskutuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Liban, ku kryeministri izraelit kërkoi garanci për sigurinë e vendit të tij. “Kryeministri ka thënë se çështja kryesore nuk është ajo që shkruhet në letër për këtë marrëveshje apo ndonjë tjetër, por vendosmëria dhe kapaciteti i Izraelit për t’u siguruar që marrëveshja të zbatohet dhe për të penguar të gjitha kërcënimet e sigurisë nga Libani”, njoftoi zyra e Kryeministrit Netanyahu pas takimit në Jerusalem ndërsa duket se arritja e një marrëveshjeje është ende larg.

Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27