Top News- Lufta në kilometrat e fundit, Trump garanton Zelenskyn, i jep ultimatum Putinit
22/01/2026 21:35

Më shumë raketa Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, ishte kërkesa e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski për udhëheqësin amerikan Donald Trump gjatë takimit që patën në Davos të Zvicrës këtë të enjte, ndërsa të dërguarit amerikanë po përgatiten të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh në Moskë me kreun e Kremlinit, Vladimir Putinin. Zelensky gjithashtu përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar ndërsa theksoi se ka rënë dakord me Trump për garancitë e sigurisë pas përfundimit të luftës. Ndërkohë nga ana tjetër Trump tha se “Takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë.” “Do të shohim se çfarë rezultati do të dalë”, pohoi presidenti amerikan gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarë, duke shtuar se mesazhi i tij për Putinin është: “Lufta duhet të përfundojë”. Pak pas këtyre deklaratave të Trumpit, Zelensky mbajti një fjalim, që u pasua nga një sesion i shkurtër i pyetjeve, kur ai tha se mesazhi i tij kryesor është se Ukraina ka nevojë për mbrojtje shtesë kundër sulmeve ruse me dronë dhe raketa, që kanë lënë deri në 1 milion njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në kohën kur temperaturat janë nën zero. “Fjalët e mia të fundit… për presidentin Trump [ishin]: Mos harroni mbrojtjen ajrore, mos harroni Patriotët”, tha Zelensky. Duke kritikuar “mungesën e vullnetit politik” në Evropë, ai gjithashtu bëri një krahasim me mënyrën se si forcat detare amerikane kapnin cisterna të flotës në hije, ndërsa “nafta ruse transportohet përgjatë brigjeve evropiane” pa u penguar. “Le t’i japin fund kësaj”, dhe se bisedimet për paqe me Rusinë tani po hyjnë në “kilometrin e fundit”, tha ai,

Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36