Çmimet e naftës pësuan rritje në tregjet ndërkombëtare mes shqetësimit se lufta e rindezur mes Izraelit dhe palestinezëve do të prekë zinxhirin dhe rrugët e furnizimit nga Lindja e Mesme. Nafta e papërpunuar Brent, u rrit me 2.25 dollarë për fuçi në 86.83 dollarë, ndërsa çmimet në SHBA u rritën gjithashtu. Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.