Top News – Lufta në Iran ‘afër’ përfundimit / Trump optimist: Bisedime të reja ndoshta në fundjavë
17/04/2026 10:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “shumë afër” që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se negociatorët e dy vendeve mund të takohen për rundin e dytë të bisedimeve gjatë kësaj fundjave. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, mendoj se jemi shumë afër që të arrijmë një marrëveshje me Iranin”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë duke përsëritur fjalën “afër” më shumë se një herë dhe duke shtuar se “ka gjasa të mira që të arrijmë një marrëveshje”. Në një event që u mbajt më vonë në Las Vegas, Trump përsëriti këtë qëndrim, duke u thënë të pranishmëve se lufta po shkonte “shumë mirë” dhe se “duhet të përfundojë shumë shpejt”. Trump dha pak detaje lidhur me elementët e mundshëm të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, që nisi pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Por, ai tha se Irani është pajtuar të “na kthejë pluhurin bërthamor”, duke iu referuar rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, i cili nëse arrin në një nivel të caktuar pasurimi është një përbërës kyç për armët bërthamore. Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse armëpushimi dyjavor, që skadon më 22 prill, do të ketë nevojë të zgjatet dhe se “nëse nuk ka marrëveshje… luftimet rifillojnë”, megjithëse nuk dha një afat të saktë kohor. Trump deklaroi po ashtu se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje. “Aktualisht kemi raporte të mira me Iranin, sado që është e vështirë të besohet. Dhe, mendoj se është një kombinim i katër javësh bombardime dhe një bllokade të fuqishme”, tha ai, duke iu referuar bllokadës amerikane që është në fuqi që nga 13 prilli dhe që synon të parandalojë anijet që të hyjnë apo të largohen nga portet iraniane. Raundi i parë i bisedimeve të paqes SHBA-Iran u mbajt në Islamabad më 11-12 prill dhe përfundoi pa një marrëveshje. Bisedimeve iu parapriu një armëpushim dyjavor, që u arrit më 7 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit. Shtëpia e Bardhë tha më herët se një rund i dytë i mundshëm me gjasë do të mbahej sërish në Pakistan. Po të njëjtën ditë, një delegacion pakistanez i udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, qëndroi në Teheran për të përcjellë mesazhe nga Uashingtoni.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42