Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se lufta në Gazë nuk ka përfunduar ende, duke e përshkruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi vetëm si fazë të parë drejt përfundimit të luftës, siç e parasheh një plan amerikan i paqes prej 20 pikash. Duke folur për rrjetin amerikan NBC, Rubio u shpreh se Hamasi ka rënë dakord në parim me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për kornizën e lirimit të pengjeve, dhe që do të zhvillohen takime për të koordinuar logjistikën e këtij procesi.