Në një përditësim mbi situatën e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se deri në orën 14:00 të kësaj të hëne në territorin e vendit janë 12 vatra zjarri, 7 prej të cilave vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura vijojnë të mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Malin e Dajtit vijon puna për izolimin e vatrave, ndërkohë që nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vakumone, zjarri është izoluar dhe situata është nën kontroll, ndërsa vatra në Priskë vijon të monitorohet.