Temperaturat e larta kanë agravuar edhe më shumë situatën me zjarret në vend. 18 vatra aktive të zjarrit janë raportuar në vetëm 24 orët e fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile teksa ministria e mbrojtjes deklaroi se aktualisht janë shuar 13 vatra zjarri por situata paraqitet më kritike në Lezhë, Poliçan, Durrës, Elbasan dhe Librazhd.