Më shumë se 100 ushtarë janë vrarë në ditën e parë të rikthimit të konfliktit të armatosur me Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se 49 ushtarë vdiqën në përleshjet e armatosura, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit kishte raportuar më herët për 50 trupa të vrara në luftime. Rusia deklaroi se ndërmjetësoi një armëpushim për luftimet e fundit, ndërsa Turqia ripërsëriti qëndrimin e saj për të qenë në krah të Azerbajxhanit.