Top News/ Lufta lë nxënësit pa shkollë/ Konflikti me Hezbollah zvarrit procesin mësimor
01/09/2024 20:00

Me një vit të mbetur deri në diplomim, 17-vjeçari Ziv Zinger shpreson të fillojë vitin akademik më 1 shtator si studentët e tjerë anembanë Izraelit. Por kjo shpresë mbetet e pasigurt për të dhe të tjerët nga Distrikti Verior i vendit, të cilët po përballen me realitetin e zhvendosjes ndërsa konflikti i Izraelit me Hezbollahun në Liban zvarritet pa zgjidhje. Ai është në mesin e më shumë se një mijë studentëve që, para luftës së 7 tetorit, ndoqën shkollën e mesme, më pak se dy milje nga kufiri me Libanin. Shkolla u detyrua të mbyllej kur Izraeli urdhëroi që komunitetet kufitare të evakuoheshin pasi ushtria izraelite dhe Hezbollahu filluan të shkëmbejnë zjarr. Vetëm muajin e kaluar, një raketë shpërtheu në palestrën e zbrazët të shkollës. Rreth 62,000 izraelitë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në veri të vendit që nga urdhri i evakuimit pothuajse një vit më parë. Zinger tha se ndihet i “mashtruar” duke mos qenë në gjendje të kthehet në shkollën e tij në Dafna. Pas 7 tetorit, shkollat u mbyllën për një muaj, tha ai, pas së cilës studentët kaluan pjesën tjetër të vitit akademik në mësime hibride që alternonin mes klasave online dhe vendndodhjeve të tjera të shkollave. "(Unë) ndihem shumë i lidhur me shkollën e vjetër," i tha ai CNN. Hezbollah tha se sulmet e tij janë në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza, e cila filloi pasi militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan vendin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje, sipas autoriteteve izraelite. Lufta ka vrarë më shumë se 40,600 njerëz në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë atje.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55