Shqipëria nuk ka mekanizma që të masë suksesin e strategjive që zbaton pushteti qendror dhe ai vendor për të ulur varfërinë. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjen mangësi në legjislacion, rregullore dhe udhëzime në të gjithta institucionet për të përmbushur objektivin e OKB për zhdukjen e varfërisë brenda vitit 2030.