Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mirëpriti në takim Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Lorenzo Bucossi. Në fokus të takimit ishte ecuria e bashkëpunimit ekzistues ndërmjet policive të të dy vendeve si edhe u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit hetimor dhe operacional, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Në fokus të takimit ishte edhe vijimi i operacioneve të përbashkëta për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.