Ushtria izraelite me anë të një përditësimi operacional këtë të diel ka njoftuar se ka goditur mbi 250 objektiva terroriste në 24 orët e fundit. Në mesazhin e postuar në Telegram, thuhet: Trupat e Forcë së Mbrojtjes izraelite gjetën dhe shkatërruan rezervat e armëve, kryen bastisje të synuara në vendet ushtarake, shkatërruan boshtet e tunelit nëntokësor të terrorit dhe penguan qelizat e armatosura terroriste që planifikonin të sulmonin trupat e IDF.