Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë solemne me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë, ku fjalën e rastit e mbajtën presidentët, Vjosa Osmani e Bajram Begaj, Kryeministri Albin Kurti dhe udhëheqës të tjerë politikë të Kosovës. Seancës ja la vëndin parakalimi i forcave të ushtrisë së Kosovës dhe atyre të policisë në rrugët e Prishtinës. Parakalim që u ndoq nga dy presidentët dhe Kryeministri Albin Kurti.