Sulmi izraelit mbi Iranin dhe vrasja e disa drejtuesve të lartë të këtij shtetit, ka ngritur në alarm edhe kompanitë e fluturimeve. Për shkak të frikës nga përhapja e luftës mes dy vendeve, kompanitë ajrore kanë anuluar fluturimet në pjesën më te madhe te Lindjes së Mesme. Reuters njofton se zonat e konfliktit janë në rritje, në të gjithë botën dhe po bëhen një barrë gjithnjë e më e madhe për kompanitë ajrore dhe një shqetësim për sigurinë.