Dy aeroporte të moskës janë mbyllur në lidhje me një kërcënim të raportuar dronësh, pak orë pasi një bombardues bërthamor supersonik u dëmtua në një sulm mbi një bazë ajrore. Aeroportet e domodedovos dhe Vnukovos në kryeqytetin rus u mbyllën përkohësisht, raportoi agjencia e lajmeve Tass. Në të njëjtën kohë këtë mëngjes, pesë persona u raportuan të lënduar në një sulm me dronë në stacionin e trenave Kursk, në rusinë perëndimore. Pamjet në mediat sociale tregonin një shpërthim të madh mbi catinë e stacionit dhe xhama të thyer të shpërndarë ngado ndërsa policia kishte reaguar ndaj emergjencës. Në moskë, të gjithë avionët u ndalën në tokë në dy aeroportet kryesore nga ku nuk u nis dhe nuk u ul asnjë fluturim. Të gjitha linjat u devijuan në Sheremetievo, një tjetër aeroport ky dhjetëra kilometra më larg.