Bleona Tafallari, një vajzë 19-vjeçare nga Kosova, e njohur me nofkën “Luanesha e ISIS-it” pritet të dalë sa më shpejt përpara gjykatësve italianë, nën akuzat për pjesëmarrje në një celulë radikale të shtetit islamik. Ajo u arrestua më 17 nëntor të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, vajza kishte përqafuar radikalizmin xhihadist që në moshë të vogël kur ishte martuar me një muxhahedin kosovar 21-vjeçar. Ajo ishte akomoduar në mesin e të miturve të shtetit islamik, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar kundër “armikut perëndimor”.