Top News – Luan Muça reagon pas përplasjes / ‘Konflikti me Vasil Bedinajn për pronën në Palasë’
06/09/2026 19:54

Biznesmeni Luan Muça ka reaguar për herë të parë publikisht për incidentin në Vlorë, duke dhënë versionin e tij për përplasjen me biznesmenin Vasil Bedinaj. Në një deklaratë drejtuar mediave, Muça thotë se konflikti lidhet me pronësinë dhe zhvillimin e një sipërfaqeje toke në Palasë. “Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë. Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë. Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture). Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje. Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar. Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti. Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.”

Top Channel/ “Ne qëndruam të pamposhtur”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi krenarë
06/10 18:51
Top Channel/ Foltorja e Ripërtëritjes në Lezhë, simpatizantët e presin kreun e PD-së me brohorima
06/10 18:15
Top News – GJKKO, ‘makineri gjobash’. Dhjetëra avokatë penalizohen për bojkotin e seancave
06/10 17:02
Top Channel/ “Ju detyrohem një sqarim”, Braçe për territorialen: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje
06/10 17:00
Top News-‘Askush nuk e merr ligjin në dorë’/ Policia e Shtetit reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane
06/10 16:58
Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30
Top News – Kokainë dhe kanabis në kryeqytet/ Shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 4 të kërkuarit
06/10 15:30
Top Channel/ Bashkia e Durrësit gjuhet me vezë. Banorët e prekur nga projekti TID: Anulojeni
06/10 15:25
Top Channel/ Sot skadon afati për Presidentin. PDK, kusht LVV-së votimin e ligjit për Specialen
06/10 15:24
Top Channel/ Aksident me vdekje në punë. Panelet rrëshqasin nga kamioni dhe zënë poshtë 73-vjeçarin
06/10 15:24
Top Channel/ Humb jetën nga infarkti 12-vjeçari. Dyshohet për një problem kardiak të pazbuluar
06/10 15:22
Top Channel/ Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt. GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë
06/10 15:19
Top Channel/ Veliaj, mesazh përmes AI. Nga paraburgimi flet për shkollat dhe premton ushqim falas
06/10 15:17