Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit, ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë dje për shkak një pneumonie dhe leucemisë mielomonocitare (një lloj tumori i rrallë në gjak). Sot Corriere della Sera përcjell një video të vitit 1997, ku Berlusconi shfaqej i përlotur pas fundosjes së anijes me shqiptarë Katëri i Radës, në kanalin e Otrantos, për shkak të një gabimi të marinës ushtarake italiane.