Top News-Lotaria të ndryshon dhe shkatërron jetën/Çfarë ndodhi me çiftin që fituan 3.6 milionë paund
27/08/2022 14:17

Jeta e një çifti britanik shumë të dashuruar me njëri-tjetrin ndryshoi brenda 1 dite, pasi fituan 3.6 milionë paund, ku një pjesë të shumës e morën në dorë, ndërsa pjesën tjetër do ta marrin për 30 vitet e ardhshme nga 10 mijë paund në muaj. Por surpriza më e madhe erdhi kur 40 vjeçarja Laura Hoyle vendosi të lërë të dashurin e saj Kirk Stevens dhe të jetojë e vetme në shtëpinë luksoze që ata kishin blerë së bashku. Kirk tha për mediat se ata ishin mjaft të lumtur kur fituan çmimin, madje ai kishte zgjedhur edhe unazën për t’i propozuar për martesë, por në fund ajo e la. Ky është rasti më i fundit që dëshmon se llotaria jo vetëm të rregullon jetën, por mund edhe shkatërron disa të tjerë. Në gusht të 2012 fati trokiti në derën e Adrian dhe Gillian Bayford, të cilët u bënë fitues të rreth 148 milion paund. Çifti përdori fitimet e tyre për të blerë një pronë luksoze, dhe shtëpi të kompletuara me dhomë kinemaje dhe bilardo. Mirëpo shumë shpejt ndodhi ajo që nuk pritej. Por brenda një viti martesa e tyre përfundoi dhe Gillian u kthye në Skoci me gjysmën e pjesës së saj të fitimeve, ku ajo hapi një kompani pronash. Që atëherë ajo është rimartuar dhe ka lindur fëmijën e saj të tretë me burrin e saj të dytë. Ndërsa ish bashkëshorti i saj nuk arriti të gjete qetësi në jetën e tij, pasi pati një listë të gjatë marrëdhëniesh të dështuara. Prandaj Bayford nxorri në shitje të gjithë pronat e tij dhe u zhvendos për të qenë më afër fëmijëve të tij.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42