Familjaret e Endri Dumanit e priten me padurim mbërritjen e tij në aeroportin e Rinasit, me pankarta duke shprehur falenderime edhe per autoritetet qe e mundesuan kete rikthim ne shtepi te femijeve. Moment plot emocion ka qene perqafimi i Endrit nga nena e tij, e cila mes lotesh nuk fshehu habine s shume kishte ndryshuar ai pas 7 vitesh. Pas mbërritjes në atdhe të 4 fëmijëve dhe gruas të cilët u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri, kryeministri Rama ka premtuar se operacioni i shpëtimit do të vijojë dhe me fëmijët e tjerë.