Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu e nisi fjalën e saj duke u ndalur tek aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër pasi u përplasën nga një makinë ndërsa ishin duke luajtur në trotuar. Gjatë fjalës së saj, Spahiu u solidarizua me rastin ndërsa kërkoi një minutë heshtje.