Është pritur me lot dhe trishtim në sheshin ‘Skënderbej’ të Prishtinës vendimi i Gjykatës Speciale të Hagës, e cila dënoi me 81 vite burgim ish krerët e UÇK. Shpresëplotë për pafajësi, mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë në pritje të vendimit, ndërsa menjëherë pas shpalljes nisën protestë në rrugët e kryeqytetit Me thirrje të shumta, ata e cilësuan si të padrejtë vendimin për ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte edhe qytetarë të diasporës, të cilët kishin ardhur enkas në Prishtinë për të ndjekur vendimin. Ish kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati e cilësoi kriminale vendimin e dhënë nga Haga.