I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të enjte.Ai është pritur në Presidencë nga Bajram Begaj. Në njoftimin e saj, Presidenca thotë se Begaj vlerësoi vëmendjen e shtuar të Londër për rajonin, u bisedua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s.