Makinat e tërhequra për skrap, Londra do t’I dërgojë në Ukrainë. Kryebashkiaku i kryeqytetit anglez, Sadiq Khan fillimisht pati refuzuar propozimin e homologut të tij në Kiev, Vitali Klitschko, megjithatë ndryshoi mendje dhe vendosi të mbështesë iniciativën. Bëhet fjalë për makinat me emetim të lartë të gazrave, të cilat nuk përmbushin standardet e programit të Zonës Ultra të Ulët të emetimeve në Londër (ULEZ).