Rusia ka organizuar stërvitje të mëdha me raketa të afta për të mbajtur armë bërthamore, në Detin Barents, në një paralajmërim për NATO-n, ndërsa Putin po sheh përmbysje të rrjedhës së luftës me Ukrainën. Stërvitjet vijnë mes frikës se Putin mund të sulmojë Perëndimin mes atij që duket si dështim i rusisë në luftën me fqinjin e saj. Disa analistë besojnë se Putin mund të provokojë NATO-n, ndoshta në republikat baltike, me potencialin për tu përshkallëzuar në një Luftë të Tretë Botërore. Pamjet tregojnë sistemin Bastion, i njohur si 'vrasës anijesh', duke lëshuar raketa supersonike Oniks nga bregu.