Top News – Loja “Jonathan Galindo”/ Kujdes fëmijët, është e rrezikshme
19/07/2020 10:00

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit ka paralajmëruar për rrezikshmërinë e një loje të re virtuale që quhet “Jonathan Galindo”. Loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”. “Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu. Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin "Jonathan Galindo" dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”. Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t'i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal. Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t'i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Njesia e krimit kibernetik ne policine e shtetit, sqaron se pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013. Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019. Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Twitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë. Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia “C” disponon, personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhe në grupet më të prekshme të shoqërisë. Policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe veçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si: Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen, ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit, përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore, Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin. Lajmi i mire eshte se deri me tani, nuk eshte evidentuar asnje rast ne Shqiperi por thirrja behet per femijet dhe grate qe mund te jene ne nje situate te tille rreziku , te njoftojne menjehere policine e shtetit

Lufta e Trojës – Mashtrimi 3200 vjeçar…!? – Gjurmë Shqiptare
12/09 21:00
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 19:30
12/09 20:03
Rrëfimi pa doreza i Albana Osmanit dhe dhimbja e Pastor Paulin Vilajetit – S’e Luan Topi
12/09 19:21
Ethet e Nilit, si transmetohet dhe kur na kërcënohet seriozisht jeta -Hipokrati
12/09 16:40
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 15:00
12/09 15:51
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 12:00
12/09 12:57
Tradita e dasmave shqiptare, shfaqja me këngë e valle që mirëpret mijëra turistë në “Albanian Night”
12/09 11:00
Edicioni Informativ, 12 Shtator 2026, Ora 00:00
12/09 09:33
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 19:30
11/09 20:07
10 vjet kohë për njerëzimin? Mbi 10% rrezik që “AI” të shtypë butonin kundra nesh – Ftesë në 5
11/09 18:31
Bieta dhe Kim nisin emisionin me valle! Djali nga indonezia i shpreh dashurinë!- Ftesë në 5, Pjesa 1
11/09 17:50
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 15:00
11/09 15:45
Balluku-Tare, të vërteta dhe hijet e dosjes! Flet avokati i Igli Tares: Ja çfarë fshihet!
11/09 15:45
Exclusive/ Flet avokati i Igli Tares: E vërteta e vilës dhe lidhja me Belinda Ballukun
11/09 14:23
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 12:00
11/09 12:41
Gjergj Bojaxhi rrëfehet si rrallë herë:Pse u bë fermer dhe la qytetin për fshatin – Në Shtëpinë Tonë
11/09 12:09
Wake Up – Emisioni i Plotë, 11 Shtator 2026
11/09 10:40
Edicioni Informativ, 11 Shtator 2026, Ora 00:00
11/09 09:31
Thaçi gati të lirohet! Analiza për vendimin në Hagë! Lirimi do sjell bashkim kombëtar?
10/09 23:24
Edicioni Informativ, 10 Shtator 2026, Ora 19:30
10/09 20:04