Rama: “6 milionë dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.” Kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh që mban firmën e sekretarit të Partisë Demokratike, Flamur Noka; sipas Ramës, nuk bën gjë tjetër veçse rrëzon fabulën e Berishës se shpallja e tij ‘non grata’ ishte pjesë e një komploti që do merrte fund me ardhjen në pushtet të presidentit amerikan, Donald Trump.