Pas artikullit të publikuar nga media austriake Kronen Zeitung, ka reaguar PResidenca, nëpërmjet këshilltarit për Mediet, Tedi Blushi, duke hedhur poshtë akuzat. Sipas Presidencës, akuzat janë gënjeshtra e shpifje të pabaza. “Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018”, thuhet në reagim teksa paralajmërohet media për kallëzim në drejtësinë austriake.