Stafeta e presidencës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tashmë i takon Shqipërisë. Të shumë ishin skeptikët, që dyshonin në kryesimin e organit më të rëndësishëm gjeopolitik në botë nga vendi ynë, por duket se delegacioni shqiptar i ka synimet e qarta në rrugëtimin e tij 30 ditor.