Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrojnë adresën e tyre në vendet ku banojnë. gjatë një inspektimi në zyrën e aplikimit të pasaportave ne njësinë 6 në kombinat, Lleshaj tha se emigrantët mund t’i deklarojnë adresat e tyre në zyrat e reja të aplikimit të pasaportave që tashmë janë hapur pranë Konsullatës në Bari në Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, në Paris, në Berlin, në Stokholm dhe në Stamboll