Top News/ Llava pushton qytetin, shtëpitë në flakë / Vullkani terrorizon popullatën, alarm maksimal
15/01/2024 11:01

Shtëpitë po digjen në qytetin islandez të Grindavikut pasi dy carje vullkanike u hapën atje. Një vullkan në gadishullin Reikianes shpërtheu në orët e para të së dielës, duke nxjerrë llavë mbi qytet. Shpërthimi po rezulton të jetë skenari më i keq sipas një eksperti, me të gjithë popullatën e qytetit që është evakuuar. Mbrojtja e ngritur pas një shpërthimi në dhjetor, pjesërisht ka mundur të ndalë llavën, por në disa pika barrierat janë shembur. Rruga kryesore për në qytet është ndërprerë në mes nga një rrjedhë llave. Duke folur në televizionin kombëtar, presidenenti i islandës i kërkoi njerëzve të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndihmojnë ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ai tha se shpresonte se situata do të qetësohej por edhe paralajmëroi se gjithcka mund të ndodhte. Disa dridhje të forta toke i paraprinë shpërthimit në dhjetor në sistemin vullkanik Svartsengi. Në javët që pasuan, mure të forta u ndërtuan rreth vullkanit për të devijuar llavën larg nga grindaviku, një qytet ky me 4 mijë banorë. Autoritetet islandeze thanë se barrierat ishin shembur në disa vende, duke lejuar llavën të arrijë qytetin, cka më pas ka bërë që shtëpitë e ndërtesat të marrin flakë. Niveli i alarmit në vend është rritur në shkallën më të lartë, cka sinjalizon se mund të ketë kërcënim për jetët e njerëzve, komuniteteve, pronave dhe ambjenteve. Shpërthimi i të dielës është i pesti që ndodh në gadishullin Reikjanes që nga 2021.

Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42
Top Channel/ “Perëndimi i padrejtë me serbët”, REL: Putini po ringjall Serbinë e Madhe?!
03/10 17:38
Top Channel/ “Përmbytje” e BE me refugjatë, sulme centraleve atomike: Bëhet publik plani i Putinit!
03/10 17:36
Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00