Të dielën e 8 nëntorit u nda nga jeta aktori e skenaristi I njohur, Koço Devole. Për humbjen e madhe që pësoi arti me ndarjen nga jeta të Devoles nuk kane munguar mesazhet nga kreret e politikes, miq e te afermit, duke e pershkruar ate perandor dhe unik ne vlerat e tij. Edhe emisioni “Ftesë në 5”, drejtuar nga moderatorja Bieta Sulo, i kushtoi pjesën e parë të puntatës së të hënës, homazheve në nder të aktorit. I ftuar me anë të një lidhjeje direkte ishte Agron Llakaj, mik shumë i afërt me Koçon, i cili mes emocionesh solli kujtimet e tij.