Top News – Lituani, balonat që mbyllën aeroportin ishin të mbushura me cigare kontrabandë
06/10/2025 15:08

Balona që mbanin mijëra pako cigaresh kanë ndërprerë fluturimet në Lituani, pasi Aeroporti i Vilniusit u detyrua të mbyllej për orë të tëra kur dhjetëra prej tyre fluturuan në hapësirën ajrore të vendit. Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave i tha BBC-së se u zbuluan 25 balona meteorologjike që hynin në Lituani nga Bjellorusia fqinje, dy prej të cilave përfunduan direkt mbi aeroport. Aeroporti tha se mbyllja çoi në anulimin e 30 fluturimeve që prekën 6,000 pasagjerë. Ai paralajmëroi se mund të ketë ende vonesa të hënën. "Shkeljet e hapësirës ajrore" vijnë në një kohë tensioni të shtuar në Evropë pasi një numër ndërhyrjesh me dronë, që dyshohet se kanë lidhje me Rusinë, shkaktuan ndërprerje të trafikut ajror. Moska ka mohuar çdo përfshirje në incidentet e fundit. Deri në 14 nga balonat e lëshuara gjatë fundjavës fluturuan mbi zonën e Vilniusit, kryeqyteti i Lituanisë dhe afër kufirit me Bjellorusinë, thanë zyrtarët lituanezë. Të paktën 11 balona që mbanin 18,000 pako cigaresh që do të shiteshin në tregun e zi janë rikuperuar që atëherë, megjithëse ky numër mund të rritet, tha Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Lituanisë. Pavarësisht ndërprerjeve që shkaktuan, Balonat me ngarkesë kontrabandë nga Bjellorusia, nuk janë asgjë e re në Lituani, Letoni dhe Poloni. Deri më tani këtë vit, 544 balona janë regjistruar duke hyrë në Lituani nga Bjellorusia ndërsa 966 ishtë ky numër vitin e kaluar. Ndërkohë, rajoni verilindor Podlaskie i Polonisë, i cili kufizohet gjithashtu me Bjellorusinë, ka regjistruar më shumë se 100 raste në të cilat kontrabanda vjen nga vendi fqinj duke përdorur balonat.

Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57