Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit. Pas vendimit – të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan - dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri.