Pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe depozitoi ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura në qershor. Sipas këtij rezultati, Lista Serbe, partia më e madhja e serbëve në Kosovë dhe që ka mbështetjen e Beogradit, rezulton të ketë fituar nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.