Në ditën e 35-të të saj dhe pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta mori një tjetër karakter kur qytetarët u mblodhën para komisariatin nr.3. Një numër i konsiderueshëm protestuesish, u vendosën përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit për shkak se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pas incidenteve të ndodhura të enjten para dhe gjatë seancës plenare në Kuvend. Gjatë qëndrimit para komisariatit, disa protestues, një pjesë të cilëve të maskuar, kanë sulmuar ambientet e komisariatit, duke thyer xhamat dhe orendi që ndodheshin në holl.