Top News/ Liron dy pengje e vret 100 palestinezë / Izraeli bën masakër, operacion shpëtimi në Rafah
12/02/2024 11:25

Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar dy pengje gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të së hënës, duke shënuar një sukses të vogël, por me rëndësi simbolike, në përpjekjen e saj për të liruar mbi 100 pengje që besohet se po mbahen nga Hamasi. Zyrtarë nga ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thanë se të paktën 48 palestinezë ishin vrarë në sulme, ndërsa të tjerë folën për rreth 100 viktima. Operacioni u krye në Rafah, qytet në cepin jugor të Rripit të Gazës ku 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur për t’i shpëtuar luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në pjesën tjetër të territorit. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se pengjet po mbaheshin në katin e dytë të një banese në Rafah, dhe po ruheshin nga pjesëtarë të armatosur të Hamasit, që gjendeshin si në banesë, por edhe në ndërtesat përreth. Hagari tha se njësitë speciale hynë në ndërtesë, mes shkëmbimit të zjarrit, në orën 01:49 minuta të së hënës, dhe një minutë më vonë, ushtria izraelite kreu sulme ajrore në zonat përreth. Ai tha se anëtarët e ekipit të shpëtimit mbrojtën pengjet me trupat e tyre ndërsa u zhvillua një betejë e ashpër me shumë luftëtarë të Hamasit. Sipas Dr.Marëan al-Hams, drejtor i spitalit Abu Youssef al-Najjar, në mesin e të vrarëve nga sulmet izraelite në Rafah kishte gra dhe fëmijë. Ndërkaq, pengjet e shpëtuara u dërguan në një “zonë të sigurt” aty afër dhe iu nënshkruan një kontrolli të shpejtë mjekësor para se të dërgoheshin në një spital në Izraelin qendror. Izraeli e ka përshkruar Rafahun si bastionin e fundit të mbetur të Hamasit në Gazë dhe ka sinjalizuar se një ofensivë tokësore shumë shpejt do të shënjestrojë këtë qytet të tejmbushur me palestinezë.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48