Anita Mici është shkarkuar nga detyra si gjyqtare e apelit në Durrës, duke u larguar kështu përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosën shkarkimin nga detyra të Micit, ndërsa ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi.