Oscar Pistorius është liruar me kusht dhe tani është në shtëpi. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Burgjeve në Afrikën e Jugut, por pa dhënë detaje të tjera. Njoftimi u bë rreth orës 08:30 sipas orës lokale të kësaj të enjteje; funksionaret e administratës së burgut të Atteridgeville në Pretoria, lanë të lirë ish kampionin e shumëfishtë paralimpik.