Pas dy vitesh në paraburgim, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj lë sot ambientet e paraburgimit të Durrësit, pas përfundimit të afateve të paraburgimit. I arrestuar që prej 4 korrikut 2024 për abuzimin me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj do të jetë në masën e arrestit shtëpiak, pas vendimit të gjyqtares së seancës paraprake Elsa Ulliri. Avokati i ish zyrtarit, Ermal Yzeiraj tha pas vendimit se ish ministri ishte i lumtur për vendimin, ndërsa tha se çështja është zvarritur.