Është lënë në masën e arrestit shtëpiak këngëtari nga Fieri, Erind Xhaferri, i arrestuar për ngacmim seksual. Vendimi u dha nga gjykata e shkallës së parë në Fier, e cila e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tij dhe po ashtu urdhëroi që i hetuari të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të. Ndaj tij është ngritur dyshimi për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.