Saimir Kuçi i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu është nxjerrë këtë të premte nga qelia. Apeli ndryshoi masën e sigurisë për Saimi Kuçin nga arrest me burg në arrest shtëpie. Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit në Fushë-Krujë. Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.