Një gjykatës federal të shtunën urdhëroi lirimin e Adrian Conejo Arias dhe djalit të tij pesëvjeçar, Liam Conejo Ramos, të cilët oficerët e imigracionit i ndaluan gjatë një operacioni në Minesota. Djali, që u pa në foton e bërë virale, me një kapuc ngjyrë blu me veshë lepuri, jashtë shtëpisë së tij, ndërsa agjentët federalë qëndronin afër, ishte një nga katër nxënësit e ndaluar nga zyrtarët e imigracionit në fillim të këtij muaji në një periferi të Minneapolisit, sipas Distriktit Shkollor Publik të Columbia Heights.