Nga 19 protestuesit e arrestuar nga policia gjatë përplasjeve të së enjtes, para, gjatë dhe pas seancës plenare të Kuvendit, 2 janë lënë në arrest shtëpie, 12 të tjerë me masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pesë të tjerë pa asnjë masë sigurie. Ky është vendimi që dha këtë të diel Gjykata e Tiranës. Seanca, që zgjati prej gati gjashtë orë u shoqërua me tubimin e vazhdueshëm të familjarëve dhe mbështetësve të tjerë të protestuesve të ndaluar, të cilët që në orët e para të mëngjesit kërkuan lirimin e tyre. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar arrest me burg për tre prej tyre, por gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë.