Presidenti francez Emmanuel Macron u është përgjigjur protestuesve në Francë të cilët kundërshtonin vaksinimin e detyruar. Sipas Macron liria ekziston vetëm kur mbrohet liria e të gjithëve. Ai shton se kjo liri nuk vlen asgjë nëse të pavaksinuarit infektojnë me virusë pjestarët e familjes së tyre.