Top News – Lira turke në pikiatë/ Pas shkarkimit të guvernatorit të bankës qendrore
22/03/2021 11:05

Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë. Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit. Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj - nga 17 në 19 për qind - në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror. Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes së Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion. Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet. Kjo rriti shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare. Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë.

Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Ekzekuton ‘Kasapët e Buçës’ / Ukraina hakmerret me bomba në ditën e pavarësisë
24/08 17:30
Top News – 20 pasagjerë ‘dëbohen’ nga fluturimi/ Dramë në pistë, ‘nxehtësia e bëri të rëndë avionin’
24/08 15:44
Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08 15:31
Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08 15:25
Top Channel/ Bota në krah të Ukrainës/ Festa e pavarësisë, Papa dhe Trump urojnë Zelenskyn
24/08 15:05
Top News – Armë me ‘aftësi superiore’ / Kim Jong un mbikqyr tetsimin e raketave të reja
24/08 13:56
Top News – Armenia pa ‘çizme’ ruse! Protestë kundër bazës ushtarake të Putinit
24/08 13:54
Top News – Ne vendosim të ardhmen e Ukrainës! Zelenski i drejtohet kombit në ditën e pavarësisë
24/08 13:53
Top News – Ukraina feston ditën e pavarësisë/Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev, ‘i ftuar special’
24/08 12:26
Top News – Zonjat e Para ngrihen për Gazën / Bashkëshortja e Erdogan letër për Melania Trump
24/08 12:25
Top News – Sisteme Patriot për Ukrainën / Norvegjia siguron më shumë mbrojtje ajrore
24/08 12:24
Top News – Siria shtyn zgjedhjet parlamentare / Nuk do zhvillohen në tre rajone për shkaqe sigurie
24/08 12:23
Top News – Qyteti i Gazës nën bomba / Izraeli vazhdon pushtimin, avionë e tanke në aksion
24/08 12:09
Top News – Ukraina sulmon centralin bërthamor / Rusia drejton gishtin, dronë gjatë natës mbi Kursk
24/08 11:54
Top Channel/ SHBA i bllokon raketat Ukrainës/ Ekspertët: Përpjekje për të zbutur Putin
24/08 11:01
Top Channel/ SHBA, shkarkohet shefi i DIA-s. E kritikoi Trump për raportin pas sulmit ndaj Iranit
23/08 23:02
Top Channel/ Rusia me antena përgjimi. Moska monitoron komunikimet të NATO-s nga Kalingradi?
23/08 22:59
Top News- Rusia pushton dy fshatra në Donetsk, sprapsen trupat ukrainase/ Luftë e madhe para paqes
23/08 19:00
Top News- Putin tallet me Trump, Rusia sërish breshëri dronësh mbi Ukrainë
23/08 18:30