Liqeni i Kukësit është kthyer në një vatër grumbullimi mbetjesh urbane, ku në sipërfaqen e ujit pluskojnë plastika, bidona dhe mbetje të tjera, duke krijuar një panoramë shqetësuese për mjedisin. Situata është përkeqësuar në këtë periudhë si pasojë e rritjes së nivelit të ujit dhe prurjeve nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, të cilët sjellin mbetje nga territoret e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.