Top News – Liqeni i Comos po ‘shpërthen’ / Çmendet moti në Itali, rrugët nën ujë dhe erë e fortë
31/10/2023 13:33

Moti i keq ka përfshirë veriun e italisë me një stuhi të dhunshme që është përplasur gjatë natës mbi Milano. Shiu i dendur nisi pak pas orës 4 të mëngjesit. Lumi Seveso ka dalëq nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe duke krijuar probleme të mëdha. Uji ka pushtuar rrugët në disa zona ndërkohë që janë regjistruar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Një numër banorësh janë evakuuar ndërkohë që tani po shqetëson edhe liqeni i Komos, ku niveli i ujit është rritur frikshëm. Një numër rrugësh janë bllokuar nga përmbytjet, përfshirë superstradën Milano-Meda dhe autokolona të gjata makinash u krijuan në disa pika. Edhe provinca e Monzës, nuk ëhstë kursyer nga moti i keq, që vec problemeve të tjera është bërë edhe shkak për aksidente automobilistike. Skudarat e zjarrfikësve ndërkohë kanë shpëtuar një grua që kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj, me dy fëmijët e mitur, pasi një pemë kishte rënë mbi të. Shirat e forta në Milano, gjatë natës, me shumë rrufe, janë shoqëruar edhe snga era e fortë që ka bërë që pemët të thyhen apo edhe të shkulen me rrënjë. Skuadrat e emergjencave e kanë gjetur veten nën një breshëri telefonatash për ndihmë pas problemeve që varionin nga cati të dëmtuara e deri tek bodrume të përmbytura. Për momentin sidoqoftë nuk është raportuar për persona të lënduar. Lumi Seveso në Milano, nuk kishte dalë nga shtrati në këto përmasa që nga viti 2014. Erë e fortë dhe shira të rrëmbyeshëm ka patur ndërkohë edhe në veri lindje të vendit dhe në rajonin e Emilia Romanias.

Top Channel/ Deputetët e PD përplasen me policinë. Tensione te komisariati nr.3
15/10 00:17
Ministri i Brendshëm:Tërhiquni! Ervin Demo: Protesta e dhunshme, skenar ogurzi nga politika e vjetër
15/10 00:10
Top Channel/ Qeveria: Ndalni dhunën! Zv.kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ndryshon me zjarr.
15/10 00:08
Top Channel/ Dhjetëra të lënduar në protestë. Në spital mbi 50 policë, protestues dhe një kalimtar
15/10 00:07
Top Channel/ Tirana dy ditë mes kaosit e dhunës. Sulmohen institucionet kryesore, ndërhyn policia
15/10 00:02
Top News- “Rama të japë dorëheqje”, Berisha: Ne studentët nuk i lëshojmë, do i mbështesim
14/10 23:08
Top News-Mosbindje civile,digjen institucionet! Luftë guerile në Tiranë mes protestuesve e policisë
14/10 22:45
Top News – Tirana në flakë! Përshkallëzohet protesta studentore në ditën e dytë
14/10 22:44
Top News- Kaos pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, digjet një makinë policie te Komisariati nr.2
14/10 22:39
Top News- Tensione në Tiranë, Policia arreston disa të rinj në fund të protestës
14/10 22:38
Top Channel/ Protesta në Tiranë, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit
14/10 22:33
Top Channel/ Tirana në kaos, digjet makina e policisë pranë Komisariatit nr. 2
14/10 22:08
Top Channel/ Mes kaosit dhe flakëve, protestuesit shkaktojnë dëme në kryeqytet
14/10 22:00
Top Channel/ Goditet me gurë, plagoset një punonjës policie
14/10 21:58
Dueli i Sheikëve, Tare, Bushi dhe Jupi komentojnë supersfidën City-PSG
14/10 21:39
Top Channel/ “Thyen kocka e gjymtyrë”, Berisha në mbledhje: Studentët kanë motive të forta
14/10 21:36
Top Channel/ Përplasje në Komisariatin nr. 3, PD nuk lejohet të takojë studentët e dhunuar
14/10 21:33
Top Channel/ Protestuesit te Komisariati nr. 2, merr flakë një makinë policie
14/10 21:29
Top Channel/ Protestuesit te Komisariati nr. 2, merr flakë një makinë policie
14/10 21:14
Top News- Olta Xhaçka dhe bashkëshorti paraqiten në SPAK, hetim ndaj tyre?
14/10 21:12