Top News – Lindja e Mesme “po armatoset”/ SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve në botë
15/03/2021 14:26

Shtetet e Bashkuara e kanë rritur me 37% nivelin e eksportit të armëve nga vitit 2016 deri në 2020-tën. Dy eksportuesit e tjerë të mëdhenj, Franca dhe Gjermania – e kanë rritur sasinë e dërgesave gjatë kësaj periudhe, por ky shtim duket se kompensohet nga ana tjetër më rënien e eksporteve nga Kina dhe Rusia, thotë Instituti Ndërkombëtar i Paqes, SIPRI me seli në Stokholm. Kjo është hera e parë prej periudhës 2001-2005, që shkalla e dërgesave të armëve mes shteteve nuk është rritur në krahasim me periudhën paraprake. Dërgesat e armëve në përgjithësi mbeten pranë nivelit më të lartë që prej fundit të luftës së ftohtë, edhe pse kjo mund të ndryshojë për shkak të pandemisë. Rritja më e beftë e importeve është vënë re në Lindjen e Mesme, me 25% ku gjysma e armëve të dërguara janë amerikane. Rusia, eksportuesja e dytë më e madhe në botë, është përgjegjëse për një të pestën e shitjes së armëve, ndonëse shitjet i janë tkurrur me për 22 për qind në krahasim me periudhën 2011-2015, kryesisht për shkak të rënies së importit nga India. Pieter Wezeman i SIPRI thote se se është ende shumë herët për tu parë nëse kjo rënie e transfertave të armëve, do të vazhdojë. “Ndikimi ekonomik i pandemisë mund të ndikojë ne nje rivlerësim të importeve të armëve në disa shtete në të ardhmen”, shprehet ai, duke shtuar megjithatë se pavarësisht pandemisë në 2020, shumë shtete kanë nënshkruar kontrata të mëdha për armë”. Emiratet e Bashkuara Arabe firmosën së fundi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje të 50 aeroplanëve F-35 dhe të mbi 18 dronëve, në kuadër të një pakete prej 23 miliardë dollarëve.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38