Aja, heroina e tërmetit që goditi Sirinë e Turqinë është zhvendosur në një vend të sigurtë, njoftuan autoritetet siriane. Zhvendosja e saj u tha se ishte ndërmarrë pas dyshimeve se po përpiqeshin ta rrëmbenin në spitalin ku po mbahej. Aja lindi nën rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit. Në momentin kur u nxorr prej gërmadhave kishte ende të lidhur kordonin e kërthizës. Fatkeqësisht, tërmeti i mori të gjithë familjen, babain, nënën dhe katër vëllezërit e motrat e tjerë.